Ndërroi jetë trajneri i palodhur kumanovar, Qenan Ameti

Qenan Ameti, trajner, valltar dhe aktivist i palodhur kumanovar ndërroi jetë sot pas një sëmundje. Ai ishte një personalitet i rrallë që nuk hezitonte kurrë që të ndihmojë dhe të përkushtohet për kontribute në lëmitë që ishte i dhënë, por edhe që kishte talentin e kultivuar që në fëmijëri dhe rini.

Qenani me vite e dekada ishte përkushtuar në futboll, duke qenë më parë futbollist i klubeve lokale të qytetit, por që më pas kaloi si trajner i klubit. Ishte themeluesi i shkollës së parë të futbollit “Mërgimi” në Kumanovë, ndërsa më pas për shumë vite në KF Milano të Kumanovës. Ai nxorri shumë talenta të futbollit dhe kurrë nuk kishte hezituar që të jepte maksimumin për çdo brez të rinjsh. Qenan Ameti ishte dhe një edukator dhe kujdestar strikt për çdo fëmijë që e stërviste në futboll.

Ai po ashtu shquhet edhe si një nga valltarët e dalluar të Ansamblit të këngëve dhe valleve “Bajram Shabani” të Kumanovës. Edhe në këtë drejtim ishte i përkushtuar dhe motivuar për të mbajtur gjallë vallen tradicionale shqiptare, sidomos të këtyre trevave. Ai ishte me plotë kuptimin e fjalës një personalitet i rrallë, që do ti mungojë Kumanovës. Mirënjohje sa më lartësuese për figurën e Qenan Ametit dhe ngushëllime të përzemërta për familjen e tij nga INA.

https://www.facebook.com/photo?fbid=1673715536162500&set=pcb.1673715639495823

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey