Ndërroi jetë veterani i UÇK-së nga Sllupçani, Reshat Emini

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Reshat Emini (57 vjeç), veteran i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, njëherësh aktivist i njohur i çështjes kombëtare që në vitet e ’90. Reshati që para luftës së vitit 2001 kishte qenë pjesë e aktiviteteve të UÇK-së, ndërsa shtëpia e tij fillimisht ishte bërë qendër e spitalit të improvizuar të ushtrisë e që më pas, të bëhet edhe çerdhe e ushtarëve të UÇK-së. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (e premte), në varrezat e fshatit Sllupçan.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey