Ndërtimi i Hamamit të Sulltan Mehmetit: Ai ishte armiku kryesor i Skënderbeut

Reagimet ndaj këtij ndërtimi.

Profesori universitar Blerim Latifi, ka folur kundër rindërtimit të Hamamit nga TIKA në komunën e Prishtinës.

Latifi thotë se Sulltan Mehmet i Dyte ka qenë një anti-shqiptar dhe nuk e kupton pse një muze shqiptar të mbajë emrin e tij.

“Së pari, u tha që është donacion i TIKA-s. Por kjo nuk është tërësisht e vërtet. Komuna e Prishtinës po jep 500 mijë për këtë projekt. Pra gjysmë milioni. Ky nuk është donacion. Ky është bashkë-investim. Këtë hamam e ka ndërtuar Sulltani Mehmeti i dytë. Kjo është problematike. Ai ka bërë luftëra të mëdha ndaj shqiptarëve. Thuhet se edhe malet i ka shkurtuar që të mos mund të bëhen sulme guerile nga ushtarët e Skënderbeut. Thuhet se në vitet 1400, kishte rrethuar shqiptarët në kalanë e Artanës. Artana mbrohej nga një komandant shqiptar me emrin Llesh. Pasi u pushtua Artana, u vranë të gjithë burrat. Ata u masakruan, ndërsa gratë u bënë skllave”, ka thënë ai.

“Është fatkeqësi që një hamam i tij të rindërtohet në kryeqytetin e dytë të shqiptarëve. Ai edhe emrin e ka pasur Fatih, që do të thotë pushtues. Nuk e di pse komuna në këtë kohë shumë të vështirë me pandeminë po bën dëme të mëdha ekonomike, të investohet në një këso projekti”, shtoi Latifi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey