Ndodh e papritura, Mbappe kërkohet nga kjo skuadër

Rubin Kazan është skuadra që ka shfaqur dëshirë të madhe për ta transferuar Kylian Mbappen.

Merkato dhe shumat stratosferike që kanë përfshirë botën e futbollit kanë shfrenuar fantazinë e trajnerëve.

Të tilla mund të konsiderohen edhe “ëndrrat” e trajnerit të Rubin Kazan, Leonid Slutsky, që zbulon emrin e futbollistit që i duhet për të arritur majat.

Në një intervistë për “Ak Bars TV”, 48-vjeçari nuk zgjodhi as Lionel Messin dhe as Cristiano Ronaldon, por kampionin e botës, Kylian Mbappe.

“Gjithmonë është mirë të synoni majat në jetën tuaj. Unë do të them sinqerisht: Messin ose Cristianon, por këto janë opsione në sipërfaqe. Unë do ta merrja Mbappe. Së pari se është më i ri, më i shpejtë, më premtues, por edhe shumë i shtrenjtë,” përfundoi Slutsky.

Një deklaratë që ka bërë të besojnë tifozët e Rubinit, skuadër ku yjet e futbollit kanë qenë të paktë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey