Ndodh në Prishtinë: Personi me aftësi të kufizuara detyrohet të lëvizë rrugës, për shkak të trotuarit të bllokuar nga veturat

Personi me aftësi të kufizuara detyrohet të lëvizë rrugës, për shkak të trotuarit të bllokuar nga veturat.

Në Prishtinë, një person me aftësi të kufizuara është detyruar që të lëvizë rrugës për shkak të trotuarit të zënë nga veturat.

I hendikepuari me karrocën e tij po lëvizte rrugës “Hamëz Jashari” afër Parkut të Qytetit në Prishtinë.

Nga mungesa e hapësirës në trotuar ai është obliguar të rrezikonte veten duke kaluar në pjesën e rrugës ku lëvizin makinat, njofton Klankosova.tv.

Ankesa për bllokimin e trotuareve nga veturat ka pasur vazhdimisht në këtë zonë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey