Ndryshime të ligjeve sot në rendin e ditës në Kuvend

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për sot është caktuar seanca e 79-të plenare, në të cilën në rend dite janë rreth 40 pika. Deputetët duhet të diskutojnë për ndryshimet në Ligjin për veprimtari zbuluese, Ligjin për kontrollin kufitar dhe ligjin për armët, si dhe ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.

Në rendin e ditës të seancës janë ndryshimet në Ligjin për akcizën dhe atë për tatimin mbi vlerën e shtuar, të dyja me procedurë urgjente. Në procedurë të shkurtuar janë dorëzuar propozim-amandamentet në Ligjin për Shërbimin Gjyqësor, Ligjin për Shërbimin Prokurorial Publik dhe Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve.
Ndër pikat e rendit të ditës janë ndryshimet në Ligjin për shërbimin në ushtri, Ligjin për kujdesin shëndetësor dhe Ligjin për noterinë, si dhe propozim – llogaria përfundimtare e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Në seancë përfshihen edhe propozimi i kodit për ndërprerjen e vlefshmërisë së Kodit të sjelljes etike të deputetëve, propozimi për ndryshime në Ligjin për inspektimin arsimor, ndryshimet në ligjin për familjen, si dhe disa raportet vjetore të institucioneve. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey