Në bazën amerikane që u sulmua në Irak punojnë qindra kosovarë

Gjatë natës së mbrëmshme, u sulmua baza kryesore amerikane në Irak, ajo “Al Asad”, e cila është pozicionuar nga Forcat Ushtarake të ShBA-së. Sipas disa raportimeve të mediave të huaja, si pasojë e sulmit kanë mbetur të vdekur disa persona, por për këtë ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

“IndeksOnline” mësoi nga burimet e saj, se aktualisht në bazën kryesore amerikane në Irak “Al Asad”, ndodhen shumë kosovarë, të cilët punojnë në kompaninë “KBR inc”, e cila ka bazë të njëjtë edhe në Bond Steel.

Burime bëjnë të ditur se këta persona vijnë kryesisht nga qyteti i Ferizajit dhe punojnë në profile të ndryshme në të njëjtën kompani.

Sipas këtij burimi, në bazën e sulmuar nga rreth 15 raketa, ndodhen gati 300 kosovarë, që punojnë aktualisht për ndërmarrjen “KBR inc”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey