Në Bogovinë zbulohet organizimi ilegal i lojrave të fatit

Policët nga SPB Tetovë mbrëmë në Bogovinë të Tetovës kanë privuar nga liria 26 vjeçarin me inicialet F.A. nga fshati Bogovinë, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “organizim të lojërave të fatit pa licencë”, përcjell INA.

Gjatë kontrollit në një objekt pa firmë në fshat, në bashkëpunim me Drejtorinë e të Hyrave Publike – Tetovë, janë gjetur 6.455 euro, 220 paund britanik, 200 franga zvicerane, 4.100 denarë, tre telefona celularë, listë me 387 klientë dhe sende të tjera, që janë konfiskuar. SPB në Tetovë theksoi se pritet dokumentimi dhe zbardhja e plotë e këtij rasti. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey