Në Çair do të ndërtohet Memorial kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës

Një delegacioni nga Maqedonia i ka paraqitur anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq projektin për ndërtimin e një monumenti kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, i cili do të vendoset në këtë komunë të Shkupit.

Xhaferoviq i falënderoi mysafirët nga Maqedonia dhe theksoi se ndërtimi i këtij kompleksi përkujtimor do të japë një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës së viktimave të gjenocidit të Srebrenicës.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, bashkë me deputetin e BDI-së Izet Mexhitin dhe anëtarin e Kryesisë qendrore të BDI-së dhe ish-kryetar i Ligës së Boshnjakëve dhe dy mandate deputet, Rafet Muminoviqin, ishin mysafir të anëtarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Z. Shefik Xhaferoviq.

Ganiu ka njoftuar se nikoqirit me këtë rast ia prezantuan projektin për Memorialin kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës dhe i cili do të vendoset në territorin e Komunës së Çairit. Z. Xhaferoviq, njëkohësisht i është bërë ftesë për pjesëmarrje të delegacionit nga Bosnja e Hercegovina me rastin e zbulimit të këtij Memoriali.

“Ai nga ana e tij u falënderua që përmes këtij Memoriali do t’i jepet një kontribut i rëndësishëm ruajtjes së kujtimit për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë”, është shprehur kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey