Në cilat komuna në Maqedoni paguhet uji më lirë dhe më shtrenjtë?

Në Maqedoninë e Veriut në disa komuna paguhet më lirë fatura e ujit, në disa më shtrenjtë.

Sipas nje raporti të Komisionit Rregullator për Energjetikë, tarifë më e lartë për metër kub ujë të pijshëm paguajnë banorët e Koçanit në lindje të vendit, edhe ate 43,92 denarë, ndërsa çmimi i ujit vitin e kaluar është rritur për 10,02 për qind në krahasim me vitin 2020.

Kjo është tarifa më e lartë e aplikuar nga ofruesit e shërbimit të ujit për furnizimin me ujë të pijshëm në zonat me mbi 10 mijë banorë.

Në këtë kategori të ujësjellësve, ndër çmimet më të larta për metër kub ujë paguajnë banorët e Shën Nikollës, ku çmimi është 38 denarë për metër kub dhe është rritur për 8,5 për qind.

Edhe banorët e Velesit janë edhe ndër ata që kanë ndarë sasi më të madhe për ujësjellës, 32,99 denarë për metër kub.

Ndërkaq, ndër çmimet më të ulëta të ujit të pijshëm paguajnë banorët e Zhelinës, ku një metër kub ujë kushton 13,10 denarë, përcjell Faktor.mk.

Po ashtu edhe banorët e Vrapçishtit paguajnë më lirë, ku uji kushton 13,6 denarë për metër kub. Çmim pak më i lartë, por ndër tri lokacionet më të lira në vend është Dibra, ku çmimi i ujit është 15,03 denarë për metër kub.

Këto janë të dhënat nga raporti i Komisionit Rregullativ të Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit, ku jepen çmimet për vitin e kaluar dhe atë të kaluar dhe një krahasim ku çmimet e ujit të pijshëm janë rritur apo ulur.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey