Në cilën valutë kursejnë më shumë qytetarët e Maqedonisë së Veriut?

Shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të kursejnë në valutën vendore Denarë. Sipas portalit Faktor, kjo valutë vazhdon të ketë besim të lartë tek qytetarët.

Këtë e konfirmojnë edhe nga Banka Popullore e RMV-së, nga ku thonë se kursimet në denarë, në kushte të stabilitetit makroekonomik dhe normave të favorshme të interesit, janë rritur për një periudhë të gjatë kohore me ritme të rritjes dukshëm më të shpejta në krahasim me kursimet në deviza. Sipas përqindjeve, kursimet në denarë janë 46,3%, ndërsa me pandeminë dhe krizat e fundit shumica e qytetarëve po ikin në drejtim të kursimit të valutave të huaja, përcjell INA.

Ata shtojnë se në periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2021, depozitat në denarë rriten shumë më shpejt, me një normë mesatare vjetore prej rreth 18 për qind, për dallim nga depozitat në valutë, të cilat rriten dukshëm më ngadalë, me normë mesatare prej rreth 8 për qind.(INA)

Loading...