Në Dibër kapet drogë në vlerë prej 70 mijë eurove

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në një aksion policor në rajonin e Dibrës është kapur drogë në vlerë prej 70 mijë eurove, shkruan Alsat. Nga MPB shtojnë se nga aksioni në fjalë janë arrestuar katër persona ndërkaq janë konfiskuar 20 kilogram marijuhanë.

“Policia në urën Boshkov ka tentuar të ndalojë veturën “Golf” me targa të Shkupit nën dyshime se në të ka drogë. Shoferi nuk ka ndaluar dhe është arratisur. Pas masave të ndërmarra, makina është ndaluar në urën Sukudrinski, ndërkaq është arrestuar 32-vjeçari A.I. nga fshati Nikushtak”, shtojnë nga MPB.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në rrugën rajonale Gostivar Dibër është ndaluar makina “Reno Llaguna” me targa të Gjermanisë, që ka pasur rolin e “pastruesit” gjatë transportit të drogës, ndërkaq janë arrestuar 45-vjeçari B.Xh. nga fahsti Haraçinë dhe 34-vjeçari B.A. nga fhasti Haraçinë. Ndrëkaq sot në lidhje me rastin është arrestuar edhe 28-vjeçari U.N. nga fshati Banjishtë.

MPB njofton se gjatë bastisjeve janë gjetur shuma të mëdha parash , telefona, ndërsa janë konfiskuar tre makina.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey