Në ditën e zgjedhjeve të PDK-së, Blerta Deliu e nis me këtë foto të ish-liderëve të saj

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, në prag të mbajtjes së Konventës së partisë, ku do të zgjidhet kryetari i ri, ka thënë se është një ditë e madhe për PDK-në dhe Kosovën.

Deliu thotë se PDK-ja është e pazëvendësueshme dhe garancë në zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Ajo ka ndarë edhe një fotografi të dy ish-themeluesve të PDK-së, Thaçit dhe Veselit që aktualisht janë të burgosur në Hagë.

Postimi i plotë:

Sot është një ditë e madhe për PDK-në dhe Kosovën!PDK është forca e arritjeve të mëdha historike.

PDK është e pazëvendësueshme dhe garancë në zhvillimin e shtetit të Kosovës.#PDK #Konventa10#HashimThaçi #KadriVeseli

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey