Në Gjykatë vazhdoi seanca kundër kryetarit të Kumanovës, Dimitrieski

Në Gjykatën Themelore Kumanovë sot ka vazhduar seanca në të cilën i pandehur për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” është kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, pas një denoncimi të parashtruar nga firmat e ndërtimit për rastin e mosmarrjes së lejeve për ndërtim të ndërtesave në Kumanovë, raporton MIA. Në seancën e sotme me propozim […]

dhjetor 24, 2024 - 20:00
 0  5
Në Gjykatë vazhdoi seanca kundër kryetarit të Kumanovës, Dimitrieski
Maksim Dimitrievski. Foto nga profili i tij në Facebook

Në Gjykatën Themelore Kumanovë sot ka vazhduar seanca në të cilën i pandehur për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” është kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, pas një denoncimi të parashtruar nga firmat e ndërtimit për rastin e mosmarrjes së lejeve për ndërtim të ndërtesave në Kumanovë, raporton MIA.

Në seancën e sotme me propozim të avokatit të Dimitrievskit është prezantuar konstatimi i ekspertëve nga fusha e urbanizimit. Personi ekspert ka thënë se kryetari i komunës dhe komuna kanë vepruar duke e mbrojtur interesin publik, suspendimi i Planit të detajuar urbanistik është marrë pasi që kanë reaguar gjimnazi dhe shtëpia shëndetësore-ambulanca e shkollës.

Prokurorja ka kundërshtuar plotësisht mendimin publike të personit ekspert, duke konsideruar se është ndarë mendim, që është kontradiktor me vendimet e Gjykatës Administrative, duke pasur parasysh se komuna gjatë dhënies së lejes vepron tërësisht konform parimeve dhe konform vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa personi ekspert i arsyeton qëndrimet, duke iu referuar Kushtetutës.

Edhe avokati edhe kompanitë e ndërtimit kanë kundërshtuar duke potencuar se personi ekspert e neglizhon faktin se deri në suspendimin e planit, komuna është dashur të veprojë konform ligjit.

Pas përfundimit të seancës në një deklaratë për media kryetari i Kumanovës tha se akuzohet për gjoja vepër të kryer penale dhe shkaktim të dëmit material të personave që nuk kanë marrë leje ndërtimi. Ai tha se bëhet fjalë për “fenomen” në gjyqësor, por edhe theksoi se beson në gjykatë, institucionet e sistemit. 

Ndryshe, kompanitë “UPM-GRUP” dhe “Hromak” kërkojnë dëmshpërblim prej 3,3 milionë denarë, mjete të cilat i kanë shpenzuar për dokumentacionin e nevojshëm për marrjen e lejes së ndërtimit, si dhe për 4 kontrata dhe pagesa për tri kompani për fillimin e punimeve terren në përgatitje për aktivitetet e ndërtimit. Me faktin që Dimitrievski nuk e ka firmosur lejen e tyre në afatin e parashikuar ligjor, por pas 1 viti, kanë pësuar dëme, të cilat tani kërkojnë dëmshpërblim.

Sipas aktakuzës, nga prilli i vitit 2023, si kryetar i Komunës së Kumanovës, Dimitrievski nuk e ka kryer detyrën zyrtare dhe nuk e ka nënshkruar vendimin për ndërtim dhe përllogaritjen për kompensim për zhvillimin e tokës ndërtimore të subjekteve juridike “UPM-GRUP”. dhe “Hromak” nga Kumanova. Me këtë ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 4 i Kodit Penal.