Në Greqi sot fillon forumi Delfi, pjesmarës edhe një delegacion qeveritar nga Shkupi

Me pauzë prej dy vitesh për shkak të pandemisë, Forumi ekonomik Delfi, kthehet në qytetin Delfi, ku për herë të shtatë do të mbahet konferenca vjetore, në të cilën pjesëmarrës do të jenë edhe delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Forumi ekonomik Delfi fillon sot dhe do të vazhdojë deri më 9 prill, ndërsa sipas agjendës zyrtare, për të shtunën është caktuar pjesëmarrje e kryeministrit Kovaçevski në diskutimin me gazetarë nga gazeta greke “Ta Nea”, ndërsa ditën e njëjtë, në panele të veçanta, të ndara do të diskutojnë edhe kryeministrat e Greqisë, të Bullgarisë, të Malit të Zi, por edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani bashkë me ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë, Sllovakisë dhe Kosovës, gjithashtu të shtunën do të diskutojnë në temën “Evropa pas Ukrainës”, ndërsa një ditë më parë në tre panele të ndryshme është pjesëmarrja e zëvendëskryetarit të Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, bashkë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, me zëvendës ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së Gabriel Eskobar, me ish përfaqësuesin special të SHBA-së, Kurt Vollker dhe me presidentin e Odës Tregtare dhe Industriale të Serbisë, Marko Çadezh, do të flasin për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Për atë se “Si kriza ekonomike ndikon ndaj ekonomive në rajonin tonë”, ministri Bekteshi do të marrë pjesë në diskutim me sekretarin e përgjithshëm për Çështje Ndërkombëtare Ekonomike nga MPJ greke, me menaxherin e programit të Bankës Botërore për Evropën jugore dhe profesorët nga Fakulteti Ekonomik në Beograd.

Ministri Besimi të premten do të diskutojë me kryetarin e Asociacionit afarist grek në Maqedoninë e Veriut .

Çështjet e sigurisë do të jenë në fokus të panelit ditën e enjte, në të cilin do të marrë pjesë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, së bashku me prof. ass nga Universiteti gjerman dhe anëtarët e Qendrës ndërkombëtare Nizami Ganxhavi.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, nesër pasdite do të diskutojë me drejtorin e Institutit grek për zhvillim të qëndrueshëm.

Në Delfi forumin e shtatë ekonomik të titulluar “New Realitie” janë konfirmuar 780 folës nga 36 vende, ndërsa do të përfshihen seri temash, siç janë siguria botërore, ekonomia globale, ndryshimet klimatike, e ardhmja e BE-së, teknologjia, shëndetësia, shoqëria, kultura etj.

Forumi ekonomik që mbahet në qytetin Delfi është nën mbështetjen e presidentes së Greqisë, Katerina Sakelaropulu, e cila nesër do ta hapë forumin, ndërsa në hapjen solemne, fjalim onlajn do të kenë edhe Patriarku Ekumenik Bartolomej dhe kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla.

Kryetari dhe nënkryetari i Forumit, javën e kaluar në konferencë për shtyp në Athinë e prezantuan programin, theksuan se qëllimi është që të mbulohen të gjitha temat, ndërsa këtë vit për shkak të luftës, një pjesë e madhe do t’i dedikohet Ukrainës, por edhe sfidave gjeopolitike.

Duke pasur parasysh se të pranishëm do të jenë edhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi edhe këtë vit është paraparë një pjesë e veçantë përkushtuar Ballkanit Perëndimor, gjë që e konfirmoi edhe themeluesi dhe kryetari i Formit Simeon Comokos, duke u përgjigjur pyetjes së korrespodentës së MIA-s nga Athina.

Konfirmohet edhe pjesëmarrja e komesarëvet dhe përfaqësuesve të Be-së, ndërsa përveç një sërë panel diskutime, janë planifikuar edhe ngjarje të mbyllura, një i tillë do t’i përkushtohet Turqisë.

Forumi ekonomik Dellfi është i pavarur, joprofitabil me karakter ndërkombëtar, ku për çdo vit takohen personalitetet prestigjioze nga bashkësia politike, akademike dhe ekonomike, ndërsa qëllimi është të paraqitet kornizë reale e synimeve dhe aktiviteteve.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey