Në Kërçovë sot katër pacientë kanë vdekur nga Kovid-19

Edhe krahas stagnimit dhe rënies së vogël të numrit të të sapoinfektuarve nga Kovid-19 në Kërçovë, megjithatë në mënyrë drastike është rritur numri i rasteve të vdekjes. Siç informon dr. Nexhat Ballazhi, vetëm gjatë ditës së sotme në kovid qendrën modulare në Kërçovë kanë vdekur katër persona të moshës prej 59 deri në 73 vjet.

“Në spitalin tonë të përgjithshëm shënohet stagnim i personave të saposëmurë, ashtu që sot prej 23 personave të testuar, pozitivë janë dhjetë persona ose nën 50 për qind, që është parashenjë e mirë për ditët në vijim, kur presim qetësim të valës së tretë. Vërtetim plotësues se numri i të sëmurëve është në rënie të vogël është edhe numri i sotëm i pacientëve të cilët kanë kryer rentgen 36, te 90 për qind prej tyre gjendja është shumë më e mirë për dallim nga pesëmbëdhjetë ditët paraprake. Ballazhi, kryeshef i repartit, potencoi se për momentin problem në mjekimin e të sëmurëve është mungesa e reagensave për kontroll të d-dimerave.

Sa i përket numrit të personave të imunizuar në Komunën e Kërçovës, mjeku informon se deri sot në Kërçovë janë imunizuar 400 pacientë dhe të gjithë pa kurrfarë pasoja e kanë marrë vaksinën, ndërsa në depo mbesin edhe 100 vaksina nga dërgesa e parë dhe 100 vaksina të pranuara gjatë kësaj jave, me të cilat do të vazhdohet imunizimi javën e ardhshme.

Në kovid qendrën modulare sot janë hospitalizuar 38 persona, shumica në mblshtetje oksigjenike dhe me pasqyrë më të rëndë klinike.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey