Në këtë orë ndodh takimi Kurti – Haradinaj

Kurti dhe Haradinaj takohen nesër në mesditë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takojë nesër kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kurti dhe Haradinaj pritet të takohen rreth orës 12:00 për të diskutuar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Javën e kaluar kryeministri Kurti pati paralajmëruar një takim me liderët e partive opozitare, në mënyrë që të koordinohen lidhur me procesin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan lajmi.

Takimi në mes Haradinajt dhe Kurtit është konfirmuar nga zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blakaj.

“Takimi mes Kryetarit Haradinaj dhe Kryeministrit Kurti do të mbahet nesër (e martë) në mesditë”, tha ai.

Një ftesë të njëjtë Kurti ka bërë edhe për liderët e tjerë të partive opozitare siç janë Enver Hoxhaj nga PDK dhe Lumir Abdixhku nga LDK.

Duhet përkujtuar që Kurti pati deklaruar se vazhdimisht do të realizojë takime me spektrin opozitar në mënyrë që të diskutohen zhvillimet në kuadër të dialogut.

Kryeministri Albin Kurti vazhdimisht ka deklaruar se dialogu nuk është në top prioritetet e tij në kuadër të qeverisjes, derisa theksoi se do të vazhdojë që nga Serbia të kërkojë përgjegjësi për të zhdukuri gjatë luftës.

Ndryshe 22 qershori është përmendur si datë e mundshme për rifillimin e dialogut në mes dy shteteve i cili së fundi ka patur ndërprerje të njëpasnjëshme.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey