Në komunën e Qendrës së Zhupës sot zgjedhje lokale

Në komunën e Qendër Zhupës sot mbahen zgjedhjet lokale për kryetar të kësaj komune fqinje me Dibrën.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor të vitit të kaluar nuk ka pasur census prej 33 për qind, pasi që shumica e banorëve të kësaj komune rurale në Maqedoni gjenden jashtë vendit.

Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve Nexhip Iljas tha për Radion Evropa e Lirë se sot të drejtë vote kanë 7077 votues dhe votimi zhvillohet në 16 vendvotime.

Edhe në këto zgjedhje janë dy kandidatë, Arjan Ibrahim nga Partia Demokratike Turke dhe Inain Pakir nga Lëvizja për Bashkim Kombëtar të Turqve.

Gjatë ditës së djeshme në vendlindje, kanë mbërritur një numër i madh i punëtorëve mërgimtarë nga Italia, të cilët konsiderohen vendimtarë për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj komune. Sipas informacioneve të pushtetit lokal në këtë komunë, mbi 70 për qind e popullsisë janë punëtorë migrantë.

Por në këtë komunë u anulua përsëritja e zgjedhjeve lokale për shkak se në afatin e caktuar u paraqit vetëm një kandidat, Medat Kurtovski nga LSDM i cili më pas e anuloi kandidaturën, ndër të tjera për shkak të rrezikut të mos arritjes së censusit, sepse në këtë komunë migrimi i popullsisë është masiv.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey