Në Komunën e Sarajit arsimtarëve po i bëhen presione që të zhvillojnë mësim

Në disa shkolla të komunës së Sarajit arsimtarët kanë marrë porosia kërcënuese dhe paralajmëruese se nuk do tu paguhen mëditjet nëse nuk zhvillojnë mësim nga dita e sotme.

Televizioni Klan M ka siguruar një porosi të tillë, ku mësimdhënësve dhe sidomos kujdestarëve të klasëve u bëhet me dije që të lajmërojnë prindërit që nxënësit të vijnë në shkollë, përcjell INA.

Ja porosia e shpërndarë ku shihet qartë dhe siç thuhet se “instruksionet janë nga komuna e Sarajit që kujdestarët e klasave ti lajmërojnë nxënësit të vijnë në shkollë, sepse në të kundërtën nuk do t’u paguhet mëditja. Po ashtu rekomandohet që për gjithçka të komunikohet me drejtorët e shkollave. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey