Në kufirin Preshevë-Tabanoc janë kapur monedha ari dhe bizhuteri afër 3 mijë euro

Doganierët dhe policia serbe dje në pikën kufitare Preshevë-Tabanoc me Maqedoninë dhe në aeroportin “Konstatini i Madh” në Nish parandaluan dy përpjekje të udhëtarëve për të kaluar ilegalisht dhe pa lajmëruar monedha ari dhe bizhuteri ari, vlera e të cilave vlerësohet afër 13 mijë euro.

Shkelja e parë është konstatuar në dalje të vendkalimit të Preshevës, ku në një veturë tip “Volkswagen Arteon” me targa gjermane, në të cilën dy persona kanë qenë duke udhëtuar nga drejtimi i Maqedonisë për në Gjermani, në një kuti janë gjetur 22 lira ari të njohur si lira turke, vlera e të cilave është mbi 8500 euro.

Një rast i ngjashëm u regjistrua në të njëjtën ditë në vendkalimin e aeroportit “Konstandini i Madh”, ku në bagazhin e dorës së një pasagjeri të mbërritur me fluturim nga Bazeli u zbuluan bizhuteri ari të padeklaruara.

“Edhe pse në bisedë me doganieren ajo ka konfirmuar se nuk ka asgjë për të deklaruar, në çantën e saj janë gjetur një zinxhir masiv ari, byzylykë, unaza dhe vathë, vlera e të cilave llogaritet rreth 5 mijë euro. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey