Në kulmin e konfliktit Iran-SHBA, Rama do të udhëtojë në Rusi për një takim me Putin

Shqipëria që prej një janarit kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunimin Europian (OSBE). Në kuadër të këtij kryesimi kryeministri Rama ka tashmë një axhendë, që nis me Ukrainën, Rusi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama, nën cilësinë e drejtuesit të OSBE u tha gazetarëve shqiptarë pas një takimi të zhvilluar në zyrat e reja të kësaj organizate në Vjenë se takimet, qoftë edhe me Putin, apo liderë të tjerë janë në kuadër të kryesimit të OSBE.

Por, a do të ketë një diskutim me Putin për konfliktin më të fundit mes SHBA dhe Iran pas vrasjes së gjeneralit të QUDS Kasem Sulejmani?!

Rama nuk pohoi asgjë në këtë drejtim, por të gjitha gjasat janë që të ketë një temë diskutimi edhe për këtë çështje, për aq kohë sa me Putin të do të ketë edhe një takim të kancelares gjermane Angela Merkel.

Kryeministri shqiptar nuk bëri të ditur një datë për udhëtimin e tij në Rusi, por tha se koha do të vendoses pas një rakordimi të palëve, sepse janë detaje teknike për të cilat duhet pak kohë. Ai e konsideroi vizitën në Rusi si pjesë të axhendës dhe oblikimeve si drejtues i OSBE, e balancuar kjo edhe me obligimet e brendshme.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey