Në Kumanovë filloi vaksinimi kundër koronavirusit

Në Kumanovë ka filluar vaksinimi i popullsisë. Imunizimi bëhet në “Shtëpinë e Shendetit” në këtë qytet ndërsa në fazën e parë përfshihen qytetarët më të moshuar se 77 vjet.

“Vaksinimi ka filluar me kohë dhe zhvillohet sipas planit dhe dinamikës së paraparë. Bëhet vetëm në terminet e përcaktuara, në çdo 10 minuta. Qytetarët janë të njoftuar dhe vijnë ta marrin vaksinën. Nuk ka turma, as probleme”, kanë njoftuar nga reparti i vaksinimit pranë Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë.

Disa qytetarë qw kishin ardhur për tu vaksinuar pa termin të caktuar nga mjeku amë, nuk kanë mundur të vaksinohen.

Pikat e vaksinimit do të punojnë në dy turne dhe do të jenë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20, nga dita e hënë deri të premten.

Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë ka marrë 800 doza për fazën e parë të vaksinimit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey