Në Kumanovë rrezikohet numri i këshilltarëve shqiptar për shkak të daljes së vogël në votime

Procesi i votimeve në Kumanovë në përgjithësi po realizohet pa pengesa. Deri në ora 15 në qytetin e Kumanovës kanë votuar 28.56 % nga trupi i përgjithshëm votues ose gjithësejtë 23.456 votues, shkruan Almakos.

Ajo që mësojmë nga vendvotimet në Lagjet shqiptare, dalja e shqiptarëve për të votuar është jashtëzakonisht e vogël. Në këtë mënyrë po rrezikohet edhe numri i këshilltarëve shqiptarë në Këshillin e Kumanovës për shkak të daljes së vogël në votime.

Apelohet që deri në ora 19 shqiptarët në qytetin e Kumanovës ta përdorin të drejtën e votimit me qëllim që nesër të mos dalim të papërfaqësuar në nivelin komunal.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey