Në Kuvend nuk kalon interpelanca për Spasovskin

Pas një pauze prej 15 minuta, Kuvendi këtë pasdite vazhdoi me mbajtjen e seancës së 39-të me 24 pika në rend dite ku e fundit ishte interpelanca për ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski.

Gjithsej votuan 71 deputetë me të cilën 11 deputetë votuan “për”, ndërsa 60 “kundër”, asnjë abstenim dhe interpelanca për Spasovskin nuk kaloi në Kuvend.

Kujtojmë që interpelanca për ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski u paraqit nga deputetët e grupit parlamentar të koalicionit ASH-AAA.

Nga ASH-AAA thonë se arratisja e Gruevskit dhe Mijallkovit nuk mund të ndodhë pa mbështetje logjistike të MPB, andaj kërkojnë përgjegjësi nga Spasovski.

“Mijallkov për momentin është në burg, por ajo nuk na pengon që ne të diskutojmë në këtë interpelancë, sepse përveç këtij skandali, në këtë shtet janë bërë me dhjetëra, për të mos thënë me qindra skandale të ndryshme ku përgjegjëse është MPB. Për besueshmërinë, u them se në një anketë të bërë nga hulumtimet ndërkombëtare, mbi 60% nuk kanë besim në MPB edhe pse ju thoni se qytetarët kanë besim, ndërsa nga ana tjetër ky hulumtim është bërë para se të dalin skandalet me pasaportat, me numrat amë e kështu me radhë- deklaroi Halil Snopçe, deputet ASH-AAA.

Sipas Spasovskit interpelanca është e çuditshme për shkak se, siç thotë, është e parashtruar për sukses e jo mos-sukses. Në këtë interpelancë erdha tërësisht i qetë, tha ai. “I njëjti ky Mijallkov emrin e të cilit kishit frikë ta përmendni me vite të tëra, tani po shoh se vetëm po shtohet numri i viteve për të qëndruar në burg dhe andaj duhet të jemi rehat të gjithë ne së bashku. Për këtë kemi luftuar, të tregojmë se çdokush që ka plaçkitur, ka vjedhur nga populli i vet, do të duhet të përgjigjet”, u shpreh Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme./TV21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey