Në moshën 54 vjeçare la Maqedoninë, në vend tjetër nis një jetë të re (FOTO)

Vesna Ilievska, në moshën 54-vjeçare vendosi ta lë vendlindjen në Maqedoninë e Veriut dhe të nis rrugëtimin për një sfidë të re.

Ajo shkoi në shtetin e Balit, ku filloi edhe me një punë të re, me të cilën është shumë e kënaqur. Vesna ka rrëfyer për rrugëtimin e saj në revistën “Femra”.

“Sinqerisht, për mua do të mbetej vetëm një destinacion në hartë, nëse nuk do të vinte këtu kolegu im Nenad Sekirarski, me të cilin punuam me sukses 17 vjet. Ai u largua pesë vjet më parë, kurse unë erdha tre vite më pas. Më është dashur të qëndroj në Maqedoni për shkak të nënës sime, e cila meritonte kujdesin. Me ftesë të mikut tim më të mirë mbylla kompaninë, “Sekirarski”-n tonë të parë, bëra valixhen dhe në moshën 54-vjeçare ktheva jetën përmbys. Dhe ja ku jam në Bali, pa një muaj e dy, ku vazhdojmë të krijojmë me të njëjtën dashuri dhe energji, ndryshe nga gjithçka që kemi bërë deri më tani “, thotë Vesna Ilievska, duke rrëfyer për jetën e saj të re në Bali për Revistën Femra, përcjell portali Faktor.mk.

Ajo merret me stilizime, fotografi dhe prodhime prototipesh të ndryshme dhe se paralajmëron edhe nxjerrjen në treg të brendeve të saj që i ka pagëzuar si “Soowa _zero” dhe “Habibi_mandalas”, të cilat ende nuk janë dëgjuar. Vesna thotë se i është përshtatur jetës në parajsën e bukurive natyrore në Bali, ndërsa kurrë se harron as vendlindjen. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey