Në moshën 58 vjeçare vdes profesoresha e njohur kosovare

Vdes në moshën 58-vjeçare Sazana Çapriqi

Të premten në moshën 58-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë ka vdekur profesoresha dhe përkthyesja e gjuhës angleze, Sazana Çapriqi.

Profesoresha universitare, studiuesja dhe përkthyesja nga gjuha angleze në shqipe dhe anasjelltas, ishte anëtare e PEN Qendrës së Kosovës dhe aktiviste e këtij asociacioni që nga themelimi i tij. Ajo ishte kryetare e Komitetit të Grave Shkrimtare të PEN Qendrës së Kosovës.

U lind në Prishtinë ku kreu edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Mbaroi studimet për gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Prishtinës. Karrierën e mësimdhënëses e nisi më 1986 në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Prishtinë ndërsa nga viti 1990 punonte në UP.

Më 1997 themeloi Shoqatën për hulumtime dhe botime të grave “Sfinga Center” dhe po atë vit nisi botimin e revistës kulturore për studimet gjinore “Sfinga”.

Kishte botuar edhe dy libra studimorë: “Letërsia e grave – perspektiva krahasuese” dhe “Shkrimi femërori”.

PEN Qendra në Kosovë i ka shprehur ngushëllime familjes Çapriqi për vdekjen e Sazanës.

“Vdekja e saj bëhet edhe më rëndë, sidomos për fëmijët e saj, por edhe për kolegët, pasi që e ndjera e përjetoi shumë rëndë vdekjen e bashkëshortit të vet tri vjet më parë, Basri Çapriqi, ish-kryetar i PEN Qendrës”, thuhet në telegramin e PEN Qendrës së Kosovës.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey