Në pikat kufitare në Kosovë gjendja e qetë, në Hungari pritje më të gjata

Gjendja në pikat kufitare në Kosovë e qetë, në Hungari pritje më të gjata.

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës duket të jetë e qetë gjatë ditës së sotme pasi nuk raportohet për kolona të gjata e pritje.

Marrë parasysh se mërgimtarët kanë filluar të vijnë në Kosovë, duket se tani për tani ka më shumë kolona në pikë kalimin kufitar me Shqipërinë, pra në Vërmicë, sesa në Merdare.

Ndërkaq në kufirin Hungari-Serbi duket se ka më shumë pritje dhe fluks më të madh të veturave.

Në gjashtë kolona të ndryshme shihet se presin vetura, që mund të supozohet se janë edhe të shqiptarëve që janë nisur për pushime drejt Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, më së shumti pritje ka në Vërmicë, ku në hyrje qytetarët duhet të presin 15 deri në 20 minuta, ndërkaq në dalje 10 minuta.

E në anën tjetër në Merdare ka më pak kolonë, ku në hyrje qytetarët presin më së shumti 5 minuta, ndërkaq në dalje deri në 15 minuta.

Në pikat tjera kufitare gjendja duket se është e qetë deri më tani.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey