Në qendrat për Covid-19 ka rreth 570 shtretër të lirë

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshimtë me koronavirus të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në mbarë vendin është 298 dhe ka rreth 570 shtretër të lirë spitalor në qendrat për kovid. Prej 298 të hospitalizuarve, 128 janë në kryeqytet, ndërsa në spitalet në mbarë vendin janë 170 pacientë.

Në qendrat për kovid në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar gjashtë pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, në Institutin për TBC ka pasur dy pranime.

Në qendrën për kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur një pacient të pranuar dhe tre ishin pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile gjatë ditës së djeshme.

Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 17 pacientë të shëruar.

Në qendrën për kovid në Institutin për TBC trajtohen 19 pacientë.

Në SPQ 8 Shtatori janë gjithsej 51 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile trajtohen 58 pacientë.

Një pjesë e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

“Numri i pranimeve ditëve të fundit po zvogëlohet dhe në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 70 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende plotësuese”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej atje potencojnë se të gjitha repartet infektive kanë mbështetje të oksigjenit dhe mund të akomodojnë pacientë që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.

Në 24 orët e fundit në qendrat për kovid në spitalet në mbarë vendin është regjistruar se trajtohen gjithsej 170 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus.

Sipas raporteve të spitaleve të cilat arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 18 pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 19 pacientë, Në repartin infektiv në Tetovë janë gjashtë pacientë, në Veles trajtohen 16 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 32 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19.

Në Qendrën për kovid në Ohër janë hospitalizuar 25 pacientë, në Prilep 15, në Gostivar 2, ndërsa në Strugë 9, në Strumicë janë hospitalizuar 13 pacientë, në Koçan 4, Kërçovë 7, Kavadar 4, ndërsa në Gjevgjeli nuk ka persona të hospitalizuar pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus.

“Për shkak të numrit të zvogëluar të të sëmurëve, spitalet mbyllën një pjesë të kapaciteteve të destinuara për pacientë me kovid. Gjatë ditës bëhen edhe çlajmërime të pacientëve të shëruar me të cilën do të lirohen shtretër plotësues. Të gjitha repartet në klinikat spitalore disponojnë me vende spitalore te të cilat ka mbështetje të oksigjenit. Ministria e Shëndetësisë ka kontroll në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet plotësisht do të zgjerohen”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./tv21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey