Në RMV është vaksinuar 38 për qind e popullsisë, njoftojnë nga MSH

Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda 48 orëve janë vaksinuar 9.307 qytetarë, 1.830 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë ndërsa 7.281 të tjerë kanë pranuar dozën e dytë, përcjell Alsat. Numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 797.214, ndërkaq janë rivaksinuar 756.176 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës e kanë pranuar gjithsej 982 qytetarë.

“Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë të vaksinuar, ndërsa 35% e popullsisë në vend kanë marrë dy doza vaksine”, shtojnë nga Ministrisë së Shëndetësisë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey