Në rrjetet sociale nxirren numrat e telefonave të deputetëve të partive në pushtet

Në Twitter është shfaqur një fotografi me numrat e telefonit të të gjithë deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit të tyre.

Mbishkrimi sipër fotos është “Thuaju të mos e tradhtojnë popullin”, përcjell Kanal5.

Zëdhënësi dhe deputeti nga radhët e LSDM-së, Darko Kaevski, në një intervistë për Kanal 5 ka konfirmuar se ai dhe dhjetëra deputetë të tjerë tashmë kanë marrë telefonata, kryesisht gjatë natës. Personat që i kanë telefonuar i kanë fyer dhe i kanë kërkuar që të mos ngrenë dorën në seancën plenare për propozimin francez.

Prokuroria e Shkupit theksoi se po ndjek rastin dhe se do të veprohet sipas kompetencave ligjore.

Në listë, nuk figurojnë numrat e telefonit të deputetëve të LDP-së, DOM-it dhe DS-së, të cilët janë pjesë e koalicionit qeveritar, por që këto ditë publikisht shprehën mospajtim me pjesë të propozimit francez dhe dorëzuan propozim-konkluzionet për shtimin e tij në Parlamenti.(INA)

Atmosfera rreth gjithë situatës, e cila përcillet me protesta të përditshme, disa prej të cilave përfunduan me incidente, me siguri do ta ketë kulmin të enjten, thotë analisti Petar Arsovski.

Teorikisht është e mundur, megjithëse pres që kulmi i pasioneve të vlimit të jetë ditën e enjte kur do të votohet propozimi. Pas përfundimit të atij votimi, siç ka ndodhur disa herë më parë, këto pasione do të qetësohen relativisht shpejt. Por pyetja është se si do të veprojë opozita nesër, a do të ketë ndonjë përshkallëzim të atyre protestave para Kuvendit, sepse tashmë kemi dëgjuar thirrje për të kaluar nga para Qeverisë në para Kuvendit.

Protestat vazhdojnë sonte në ora 19:00 në marshimin e zakonshëm nga Qeveria deri në Kuvend, ndërsa lideri i së Majtës, Apasiev, bëri thirrje që kampi i improvizuar të zhvendoset nga para Qeverisë në legjislativ.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey