Në shtator a do të rikthehet mësimi me prani fizike nëpër shkolla në Maqedoninë e Veriut?!

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) në Maqedoninë e Veriut është e habitur se përse mësimdhënësit nuk janë pjesë e vaksinimit me prioritet. Sipas saj, ata duhet të jenë me prioritet për hapjen e shkollave nga muaji shtator, përcjell INA.

Nga kjo Sindikat theksuan se mësimdhënësit janë pikërisht ata që i janë ekspozuar rrezikut. “Në listën me prioritet për vaksinim janë edukatoret e çerdheve, por nuk janë mësimdhënësit, por as edhe ata që janë pjesë e mësimdhënies fizike me nxënësit deri në klasën e tretë”, theksoi për TV Sitel kryetari i SASHK, Jakim Nedelkov duke shtuar se duhet ti mundësohet vaksinimi atyre mësimdhënësve që dëshirojnë.
Sipas tij, shkollat tanimë një vit janë të mbyllura, dhe askush nuk ka shtruar pyetjen se fëmijët a do të kthehen në bankat shkollore gjatë muajit shtator. Ai apeloi që është me rëndësi të madhe që procesi i vitit të ardhshëm shkollor të filloj në kohë dhe kushte normale. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey