Në Spitalet e Kosovës rritet numri i pacientëve me koronavirus

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitale.

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, të cilat trajtojnë pacientë me COVID, sipas raportit, janë të hospitalizuar 912 persona.

Prej tyre 747 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 34 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kanë bërë të ditur nga SHSKUK-ja, transmeton Zeri.info.

Në klinikat e QKUK aktualisht po trajtohen 366 pacientë, ndërsa në spitalet rajonale 546 pacientë.

Gjithsej 736 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Nga raporti i fundit më 3 prill deri më sot numri i pacientëve të hospitalizuar është rritur për 56 pacientë.

Raporti i plotë:

747 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.

78 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

34 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

736 janë nën asistim të oksigjenoterapisë

Në QKUK janë të shtrirë 366 pacientë:

15 në gjendje të rënduar

310 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

321 me oksigjenoterapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 115 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 84 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 54 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 86 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 6 paciente

Mjekimi Intensiv – COVID, 15 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 546 pacientë:

19, në gjendje të rënduar shëndetësore

437, të konfirmuar pozitivë

415, me oksigjenoterapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 118 pacientë

Spitali i Gjakovës, 93 pacientë

Spitali i Pejës, 88 pacientë

Spitali i Gjilanit, 115 pacientë

Spitali i Ferizajt, 63 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 25 pacientë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey