Në Strugë nuk do të ketë natë të Vitit të Ri, do të kursehet energjia elektrike

Në Ohër do të ketë, kurse në Strugë nuk do të ketë festë të organizuar për Vitin e Ri në ambien të hapur. Autoritetet e qytetit të Strugës e arsyetojnë këtë vendim duke kursyer para për shkak të krizës energjetike. Paratë e kursyera, thonë ata, do të rialokohen për nevojat e ndërmarrjeve publike.

“Dekorimi i qytetit do të bëhet në zonën qendrore të qytetit, në mënyrë modeste dhe do të kryhet nga Ndërmarrja publike – Strugë. Ky vendim është marrë duke pasur parasysh situatën e krizës në sektorin e energjisë”, thonë nga Komuna e Strugës.

Megjithatë, disa punëtorë të turizmit mendojnë se Struga është qendër turistike dhe se një lloj manifestimi i Vitit të Ri duhet të organizohet jashtë.

“Sigurisht që pushteti vendor duhet të organizojë diçka të mirë për të tërhequr më shumë turistë”, tha Erhan Papraniku, menaxher hoteli./Alsat

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey