Në Tabanoc parandalohet kontrabandim i 115 pajisjeve për skijim

Drejtoria doganore javën e kaluar në vendkalimin kufitar Tabanoc ka parandaluar tentimin për kontrabandim të 115 pajisje skijimi në vlerë prej rreth 243 mijë denarë, për të cilat është shmangur pagesa e detyrimeve doganore për import prej 53 mijë denarë. Malli është zbuluar gjatë kontrollit të detajuar të automjetit me targa të Maqedonisë i drejtuar […]

shkurt 12, 2024 - 14:00
 0  4
Në Tabanoc parandalohet kontrabandim i 115 pajisjeve për skijim

Drejtoria doganore javën e kaluar në vendkalimin kufitar Tabanoc ka parandaluar tentimin për kontrabandim të 115 pajisje skijimi në vlerë prej rreth 243 mijë denarë, për të cilat është shmangur pagesa e detyrimeve doganore për import prej 53 mijë denarë.

Malli është zbuluar gjatë kontrollit të detajuar të automjetit me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, pasi shoferi ka deklaruar se nuk ka asgjë për të deklaruar për kontroll doganor.

Gjatë kontrollit, doganierët në bagazhin e automjetit kanë gjetur 115 pajisje për ski, ku përfshihen: helmeta, dërrasa, ski, shtylla, syze, çanta shpine dhe rroba për ski.

Kundër personit është paraqitur kallëzim penal për shkelje të rregullave doganore të dënuar sipas nenit 263 nga Ligji për Dogana, ndërsa malli përkohësisht është marrë.