Në tërë shtetin, vetëm 451 persona janë të infektuar me Covid-19

Që nga fillimi i epidemisë së Covid-19, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 818.746 testime, prej të cilave, 155.441 kanë rezultuar pozitive.

Prej tyre, 149.528 pacientë janë shëruar, ndërkaq 5.462 të tjerë kanë humbur jetën.

Për momentin, raste aktive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut janë 451, transmeton TV21.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja, 32 të shëruar dhe 4 viktima.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey