Në Tiranë do të mbillen 25 bredha nga farat e bredhit të Nënë Terezës në Shkup

Sot në Agjensinë Kombëtare të Parqeve dhe Rekreacioneve të Shqipërisë në Tiranë, drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve- Shkup, Skender Asani, dorëzoi 25 boça nga bredhi i shkatërruar i Nënës Tereze. Me drejtoreshën e Agjensisë Erinda Fino janë marë vesh që nga këto fara të përtërijmë 25 fidane që do të mbillen në Parkun e liqenit të Tiranës, në shenjë nderimi të Nënës Tereze, me rastin e 25 vjetorit të shkuarjes së saj në amshim.

“Tash e në të ardhen në zemër të Tiranës do ta kemi një oazë të Nenës Terezë, e cila do të frymojë përmes parkut të saj me 25 bredha…”,
deklaroi Asani.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey