Në vendkalimin “Bogorodicë” pritet nga 10 deri 15 minuta

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti pritet prej 10 deri 15 minuta. Në vendkalimet tjera, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informoi Lidhja Automoto e Maqedonisë në raportin e mesditës për gjendjen e rrugëve.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey