Në VK Tabanoc pritet gjysmë ore

Në VK Tabanoc paradite vërehet frekuentim I shtuar I automjeteve, ndërsa koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti I komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është I matur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim I kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey