Në Vlorë nuk ka fitues, Flamurtari ndal hovin e Partizanit

Sharing is caring!


Është mbyllur takimi në Vlorë mes Flamurtarit dhe Partizanit, me rezultatin 1-1. Miqtë ishin dukshëm favoritë në këtë sfidë, pasi vinin si kryesues, por Flamurtari arriti të marrë një pikë nga kjo sfidë shumë delikate.

Ishte Belica në minutën e 54-ët që kaloi “Demat” në avantazh. Telushi gjuan nga një goditje dënimi dhe Moçka pret, por topi i kthyer shkon në këmbët e Belicës, që shënon.

Dukej se ky gol do të ishte i pari në triumfin e Partizanit, por Flamurtari befasoi, duke barazuar. Nebihu vetëm katër minuta pas golit të “Demave” arriti të barazojë, me një gjuajtje fluturimthi në hyrje të zonës.

Sharing is caring!

Loading...
shares