Nëna bie mbi të bijën 5-muajshe dhe e mbyt, po e mbronte nga sulmi i laraskës

Të afërmit e një foshnje që vdiq, pasi nëna e vet u mundua ta mbronte nga një laraskë, i kanë përshkruar ndjenjat e rënda me të cilat po përballen prindërit e fëmijës.

Vajza e quajtur Mia ishte në duart e nënës së vet, kur një laraskë i sulmoi në një park të Brisbane të dielën, shkruan The Guardian, transmeton Express.

Vogëlushja pësoi lëndime kritike, kur nëna e saj u rrëzua gjatë përpjekjes për ta trembur laraskën. Mia vdiq më vonë në spital.

Në internet është hapur një fushatë për të siguruar fonde për funeralin e vajzës së vogël. Deri më tani janë grumbulluar mbi 70.000 dollarë.

“Ardhja e Mias e bëri të kompletuar jetën e Jacobit dhe Simones (prindërve), ata vazhdimisht e mbulonin me dashuri dhe e ndanë me më të dashurit”, thanë anëtarët e familjes së gjerë.

Ata thanë se incidenti i nxitur nga sulmi i laraskës i ka copëtuar zemrat e të gjithë familjarëve.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey