Nëna e tij feston ditëlindjen, Mozzik vjen me mesazh emocionues

Nëna e Mozzikut sot feston ditëlindjen.

Edhe pse nuk e shohim shpesh në rrjetet sociale, Mozzik nuk harron kurrë që ta urojë të ëmën sa herë është një datë e rëndësishme.

Në fakt, sot është më e rëndësishmja pasi nëna e tij feston ditëlindjen dhe reperi s’ka ngurruar që ta shfaqë edhe njëherë publikisht gjithë dashurinë që ka për të.

Ai ka ndarë në InstaStory një foto të Hanës së bashku me mamanë e tij, të cilës i drejtohet me një shkrim mjaft të ndjerë, ku dhe ia ka dedikuar që të gjithë suksesin e madh.

“Urime datelindja Nanë e dashur! Të paçim edhe 100 vite me shëndet e gjitha të mirat! Lutjet e bekimet e tua sigurisht që janë ato që na përcjellin më së shumti . Suksesi im të dedikohet ty dhe vetëm ty! Të Dua Nanë !”, ka shkrur Mozzik.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey