Nënat gjakovare kundër kthimit të serbes në Gjakovë, por nuk do të protestojnë

Nuk protestojnë, por janë kundër kthimit të serbes në Gjakovë.

11 OJQ nga Gjakova, të hënën do ta dorëzojnë një peticion në qeveri, kundër kthimin të gruas me nënshtetësi serbe.

Kthimi i një serbe pas dy dekadave në këtë lagje, ka trazuar Gjakovën. Kjo për shkak se organizatat joqeveritare në këtë qytet, thonë se kjo komunë, nuk është e gatshme ta pres rikthimin e serbëve.

Këta fillimisht po kërkojnë, t’iu kthehen eshtrat e gjakovarëve të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Madje për të hënën, u thirr edhe një protestë kundër kthimit të gruas me nënshtetësi serbe për të jetuar në Gjakovë.

Por, nga shoqata “Thirrjet e Nënave: përmes një konference live në Facebook, u distancuan nga ky paralajmërim për disa arsye.
Ndërsa, nuk i kursyen kritikat për Komunën e Gjakovës.

Por, cilat janë dyshimet që kanë nënat gjakovare, për gruan serbe në fjalë.

Madje, 11 OJQ në Gjakovë, kundërshtimin e tyre, kanë vendosur ta shprehin edhe përmes një peticioni, të cilin do ta dorëzojnë të hënën në Qeverinë e Kosovës.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey