Nëntë të vdekur e mbi 300 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Shqipëria po vazhdon të përballet me numër të lartë të infektuarve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit nëntë pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën teksa janë regjistruar 325 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 563 pacientë teksa janë edhe 7,113 raste aktive me koronavirus në Shqipëri.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey