Nëpunësit e Librave Amë nesër bllokojnë Kuvendin dhe Ministrinë e Drejtësisë

Greva e nëpunësve të Regjistrave (Librave) Amë do të vazhdoj edhe nesër në të gjitha qytetet e vendit, duke përfshirë edhe bllokimin e rrugëve.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Zyrës së Regjistrave, Igor Millosheski, paralajmëroi protestë për nesër në ora 15:00 para Ministrisë së Drejtësisë, ku do të kërkojnë pritje te ministri për të biseduar për kërkesat e tyre. Ata po ashtu kanë paralajmëruar protestë edhe para Kuvendit.

Milloshevski shton se 70% e të punësuarve janë në grevë, ndërsa pjesa tjetër thotë se janë nën presion, që sipas tij vjen nga partitë politike dhe figurat fetare.

Nëse nuk pranohen kërkesat e sindikatës për marrëveshje kolektive në nivel punëdhënësi, trajnime të vazhdueshme dhe sistem të ngritjes në detyrë të punonjësve dhe rregullimit të pagave, ata do të vazhdojnë grevën dhe protestave do t’i bashkohen edhe sindikatat e tjera. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey