Nëse keni bërë plane, fillimisht shikoni motin për katër ditët e para të muajit qershor

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre katër ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellur me shi dhe intervale me diell.

Sipas institutit, shi parashihet të bie ditën e hënë dhe të marte, për të vazhduar sërish të premten.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s. Indeksi UV do të jetë në vlera mesatare. Kushtet biometeorologjike paraqiten të mira, sikurse edhe cilësia e ajrit e cila mbetet në vlerat e shëndetshme për shkak të prezencës aktive të parametrave meteorologjik”, thuhet në njofitm.

1.06 – Mbetet freskët, me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes riga lokale shiu. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Në mbrëmje kthjellime.

2.06 – Pas mëngjesit të freskët, ditën me vransira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga shiu.

3.06 – Pjesërisht vranët e më ngrohtë.

4.06 – Kryesisht me diell e ngrohtë.Temperaturat e ajrit fillimisht do të jenë të ulëta, e më pas rriten përreth vlerave mesatare. Minimalet lëvizin ndërmjet 6C e 9C, e maksimalet nga 16C, në fillim të javës, rriten deri në 23C, ditën e premte.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-11m/s.Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e më pas me tendencë të rritjes.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey