“Nëse na sulmon Irani…”, Rama e pranon: Kemi marrë një risk me muxhahedinët

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën përmbyllëse në Këshillin e OSBE, prej ku tha se Shqipëria ka marrë një risk me pranimin e muxhahedinëve.

“Kemi marrë një risk me muxhahedinët. Krenarë që luftojmë krah aleancës për një botë më të mirë. Çdo sulm mbi vendin tonë është sulm mbi NATO-n”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se, si drejtuese e OSBE, Shqipëria do të bëjë më të mirën e mundshme për të siguruar theksimin e pikëpamjeve të të gjitha vendeve.

“Është inkurajuese të kuptosh se bashkëpunimi ynë dhe iniciativat tona janë në drejtimin e duhur. Do përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme për të siguruar theksimin e pikëpamjeve tuaja. Kjo është nisja e bisedimeve më të gjata, t’i japim prioritet dialogjeve politike mes liderëve. Dua të siguroj që të ketë qartësi dhe të jeni të qartë që do të kemi kuptueshmëri mes kësaj organizate.

Do ta bëjmë këtë gjë me respekt, pasi vetëm kështu ne do të vazhdojmë të bëjmë diferencën dhe kështu mund të marrim vëmendje, si dhe të bindim të tjerët që nuk na shohin ashtu sikurse duhet. Do të kem parasysh gjithçka që ju do të thoni, do ta dëgjoj me vëmendje dhe do të informohem për gjithçka që do të diskutoni këtu”, theksoi Rama.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey