Nëse përgatitni turshi apo dëshironi të përdorni ambalazh qelqi për dekorim të amvisërisë

Sharing is caring!

Nëse përgatitni turshi apo dëshironi të përdorni ambalazh qelqi për dekorim të amvisërisë, nuk duhet të mundoheni shumë rreth heqjes së etiketave

Po ju paraqesim mënyrën efikase dhe të thjeshtë për heqjen e shpejtë të etiketave dhe të ngjitësit të mbetur, transmeton KosovaToday.

Ju nevojiten:

⦁ sodë bikarbonati,
⦁ vaj ushqimi,
⦁ tel për pastrimin e enëve (apo ana e vrazhdë e sfungjerit).

Përzieni sasi të njëjta të sodës së bikarbonatit dhe vajit, për një kavanoz mjafton një lugë supe.

Tretjen e bërë qiteni mbi etiketë. Lëreni të qëndrojë gjysmë ore.

Fërkojeni me tel të enëve apo me sfungjer.

Shpëlajeni mirë enën me detergjent të enëve dhe me ujë të nxehtë.

Sharing is caring!

Loading...
shares