Nëse shpëtoj nga Covidi s’keni nevojë me ma zmadhu fotografinë e as mem ble lule

Nga Çun Lajçi

Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve.

– S’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n’shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme!

Po

Kam thanë, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime!

Atje ka zogj e njerëz s’me duhen!

Njeni kur m’pa me libra n’rrugë, n’Kumanovë m’duket, me shkroi: Me kalua kah shtëpia ime me këto libra, të ndjeki me qen deri n’Pejë!

Mos i thashë se lodhet qeni, se unë n’rrugë kam lindë e n’rrugë kam me vdekë!

Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’keni ba gja për mua, (s’kam dashtë mashtrim sa për fotografi) se vet kamë dashtë me m’përcjellë zogjët, e me vdekë tue knua me mua!

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey