“Nëse…jam gati për një karton të kuq”, Memushaj rrëfen sfidën e Shqipërisë me Turqinë (FOTO)

Sharing is caring!

Në konferencën për shtyp të trajnerit në prag të sfidës ndaj Turqisë, që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45, në stadiumin e Fenerbahçes ishte i pranishëm dhe Ledian Memushaj, i cili do të mbajë shiritin e kapitenit në këtë përballje.

Në prononcimin e tij mesfushori vlonjat u shpreh: “Jam i kënaqur që do të mbaj shiritin. Do të isha më i kënaqur që në vendin tim të ishte o Hysaj ose Mavraj. Do të kishim 2 lojtarë të rëndësishëm. Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por e kemi përgatitur sa më mirë.

Kemi shanse të bëjmë një ndeshje ashtu siç bëmë ndaj Islandës në Elbasan. Trajneri e ka përgatitur shumë mirë takimin. Do të kërkojmë të bëjmë maksimumin. Na pret një ndeshje e vështirë, por e vështirë do të jetë edhe për ata.

Në radhë të parë na duhet rezultati. Dy vjet përpara kemi bërë miqësore të mirë përveç meje. Unë dola me karton të kuq. Nëse fitojmë nesër dhe më duhet të dal me karton të kuq, është mirë, jam gati direkt. Kemi ndryshuar shumë gjëra që nga ndeshja e Shkodrës. Është ndryshuar trajneri dhe ka shumë lojtarë të rinj! Kemi sjellë lojtarë me shumë kualitete. Avash avash po tregojnë veten e tyre.

Kemi nevojë dhe për pak kohë. Gjërat duhen arritur avash avash. Duhet të harrojmë ndeshjen me Islandën. Duhet të përqendrohemi nesër, sepse kemi ndeshje të vështirë. Dhuratën për ditëlindjen trajnerit inshallah ia bëjmë nesër”, përfundoi ai.

Ditën e nesërme në 20:45 Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë kundër Turqisë në “Şükrü Saracoğlu Stadium (Istanbul)”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset të Europianit 2020. Ekipi ynë do të shkojë në këtë takim për të fituar pasi është i vetmi rezultat që do të na mbante në lojë për tu kualifikuar. Në këtë takim, ekipi kombëtar do të zbresë në fushë me bluzën e bardhë ndërsa vendasit me bluzën e kuqe.

Sharing is caring!

Loading...
shares