Nesër do të fillojë vaksinimi në Tetovë, Kërçovë dhe qytetet tjera të vendit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se gjatë ditës së parë të vaksinimit kundër virusit Covid-19, me AstraZeneca janë imunizuar 730 qytetarë.

Tashmë dihet, se vaksinimi realizohet ndaj qytetarëve të moshës mbi 70-vjeç, ndërkaq sipas paralajmërimeve me AstraZeneca tani për tani nuk do të vaksinohen qytetarët nën 60-vjeç.

Njoftojnë, se edhe pse kishin termine të caktuara, 2% e qytetarëve nuk e kanë pranuar vaksinën.

“Për një ditë, në një pikë vaksinimi janë imunizuar 30 deri 55 persona. Sipas të dhënate të Sistemit nacional “Moj Termin”(Termini im), interesimi ndërmjet qytetarëve mbi 70-vjeç, të cilët e kanë filluar procesin e vaksinimi dje ishte e madhe, dhe se, vetëm 2% e qytetarëve të cilët kanë pasur termin, nuk e kanë pranuar atë”, thanë nga MSH-ja, transmeton TV21.

Vaksinimi ka filluar në Shkup, në Prilep, në Ohër, në Gostivar, në Shtip, në Kumanovë, në Veles, në Manastir, në Strumicë dhe në Kavadar. Në dy ndërrime, duke filluar nga ora 8 e mëngjesit, për të përfunduar në ora 20.

Njoftojnë se nesër do të fillojë vaksinimi në qytetet tjera të vendit.

“Nesër do të fillojë vaksinimi në Tetovë, në Strugë, në Negotinë, në Kriva Pallankë, në Vevçan, në Vallandovë, në Rostushe, në Gostivar, në Gjevgjeli, në Dellçevë, në Sveti Nikollë, në Resnjë, në Demir Hisar, në Krushevë, në Makedonska Kamenicë, në Kratovë, në Kërçovë, në Koçan, në Radovish, në Vinicë, në Probishtip, në Dibër, në Pehçevë dhe në Makedonski Brod”, thanë nga MSH-ja./TV21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey